Ministria Koçiu ndan lajmin e mirë për Lezhën: Nis së shpejti rikonstruksioni i spitalit, shërbime më të mira për rreth 200 mijë qytetarë

Sociale | 3 vite më parë

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu  ka ndarë lajmin e mirë që së shpejti do të nis puna për rikonstruksionin e plotë të Spitalit Rajonal të Lezhës.

Gjatë një vizite në ambientet e spitalit, Ministrja Koçiu u shpreh se përveç rikonstruksionit  do të rritet dhe gama e shërbimeve shëndetësore për të gjithë qytetarët e Lezhës.

Koçiu u shpreh se ky investim do të mundësojë rritjen e cilësisë së shërbimit për rreth 200 mijë banorë si dhe transformimin e ambienteve për mjekët dhe pacientët.

“Një lajm i mirë ky për të gjithë mjekët, infermierët dhe gjithë stafin që punon në spitalin rajonal të Lezhës, por edhe për afro 200 mijë banorë dhe qytetarë të të gjithë rajonit që do të përfitojnë nga kushte shumë më bashkëkohore në këtë strukturë spitalore. Falë investimeve të vazhdueshme të qeverisë dhe MSHMS-së në aparatura bashkëkohore do të ofrohen shërbime të reja diagnostikuese dhe ekzaminuese”, deklaroi Koçiu.

Gjithashtu, ministrja e Shëndetësisë vizitoi edhe ambientet e transformuar të Maternitetit të Lezhës, duke theksuar se është “një model ekselent në pajisje dhe teknologji”.

Ajo falënderoi mjekët dhe infermierët për punën e tyre në shërbim të grave dhe vajzave. Në bashkëbisedim me ministren Koçiu, stafi mjekësor, por edhe qytetarët u shprehën shumë të kënaqur për kushtet e krijuara si dhe cilësinë e shërbimeve që ofrohen.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme