Ministrja e Jashtme gjermane bën thirrje për sanksione të BE-së ndaj Iranit

Botë | 4 vite më parë

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë bëri thirrje për ndalimin e hyrjes në Bashkimin Evropian, si dhe ngrirjen e aseteve, ndaj atyre që janë përgjegjës për atë që ajo e përshkroi si “represion brutal kundër protestuesve antiqeveritar në Iran”. Protestat më të qëndrueshme ndër vite kundër teokracisë së Iranit, janë tani në javën e tyre të katërt.

Ato shpërthyen më 17 shtator, pas varrimit të 22-vjeçares Mahsa Amini, një gruaje kurde që vdiq në paraburgimin e policisë morale të frikës së Iranit. Amini ishte arrestuar për një shkelje të dyshuar të kodeve të rrepta islame të veshjes për gratë.

Që atëherë, protestat u përhapën në të gjithë vendin, por u përballën me një goditje të ashpër, në të cilën vlerësohet se dhjetëra persona janë vrarë dhe qindra janë të arrestuar.

“Ata që rrahin gratë dhe vajzat në rrugë, marrin me vete njerëz që nuk duan asgjë tjetër veç të jetojnë të lirë, i arrestojnë në mënyrë arbitrare dhe i dënojnë me vdekje, qëndrojnë në anën e gabuar të historisë”,- citohet të ketë thënë Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock për gazetën “Bild am Sonntag” e së dielës.

“U themi njerëzve në Iran: Ne qëndrojmë dhe mbetemi pranë jush. Ne do të sigurojmë që BE-ja të vendosë ndalime të hyrjes për ata që janë përgjegjës për këtë represion brutal dhe të ngrijë asetet e tyre në BE”, shtoi ajo.  Baerbock nuk përmendi asnjë individ apo organizatë specifike për sanksione. Apnews

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme