Ministrja Krifca: 200 milionë lekë subvencion peshkimit, naftë me 40 lekë/litër për 260 anije

Ekonomi | 3 vite më parë

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca ishte sot e pranishme në portin e peshkimit në Shëngjin të Lezhës, ku takoi peshkatarët dhe përpunuesit e peshkut, disa prej të cilëve përfitues nga masat e Skemës Kombëtare të Mbështetjes për rinovimin e anijeve të peshkimit. 

Ministrja tha se, përmes kësaj mase, vitin e kaluar janë mbështetur me vlerën totale 200 milionë lekë peshkatarët në të gjithë vendin. Krifca garantoi se financimet dhe mbështetja për peshkatarët do të vijojnë.

“Ky sektor është mbështetur përsa i përket vështirësive që ka kaluar, edhe për shkak të rritjes së çmimit të naftës ku u realizua subvencioni me 40 lekë për litër dhe peshkatarët patën mundësi që të vijonin pa ndërprerje punën e tyre”, u shpreh Krifca.

Janë 35 peshkatarë që kanë përfituar, ndërsa sipas Krifcës, skema e naftës për anijet e peshkimit ishte një mbështetje thelbësore që u dha vitin e kaluar.

“Ky është një sektor që ka vështirësi për të përthithur frymë të re dhe rini, ndaj ndihemi krenar për punën tuaj. Mbështeja do të vijojë edhe më tej përmes skemave tona, ndërsa përsa i përket legjislacionit, kemi punuar dhe po punojmë për ta përafruar edhe me standardet e Bashkimit Evropian”, deklaroi ministrja Krifca.  

Për rinovimin e anijeve të peshkimit, peshkatarët u rimbursuan nga shteti në masën 50% e totalit të investimit.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme