Ministrja Krifca: Peshkimi, një ndër sektorët më të suksesshëm të 10 viteve të fundit

Sociale | 3 vite më parë

Ministrja e Bujqësisë Frida Krifca njoftoi sot se e gjithë sasia vjetore prej 264 tonë, kuota maksimale e peshkimit për peshkun Ton në vendin tonë, është realizuar nga anijet dhe peshkatarët shqiptarë.

Krifca u shpreh se “Ndihem krenare të shoh rezultate pozitive për peshkimin i cili është një ndër sektorët shqiptarë më të suksesshëm të dhjetë viteve të fundit. E kemi mbështetur këtë industri për rinovimin e flotës, instalimin e pajisjeve frigoriferike, ndryshimin e motorëve, mbështetje me litra naftë e tashmë e kemi përfshirë edhe në skemën kombëtare të trajnimit.”

Sektori ka marrë një hov pozitiv gjatë viteve të fundit duke dhjetëfishuar punësimet investimet në peshkim si pasojë e mbështetjes së marrë nga skemat e mbështetjes financiare dhe politikat e qeverisë shqiptare për sektorin.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme