Ministrja Kumbaro thirrje për mbajtjen pastër të mjedisit

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro bëri të shtunën thirrje për ndërgjegjësimin e publikut për mbajtjen pastër të mjedisit.
“Hedhja e mbetjeve gjithandej është veprim nga më të shëmtuarit, që dëmton mjedisin, na rikthehet në pjatë dhe na kushton aq shumë. Të përdorim koshat, por edhe mos të rrimë indiferentë ndaj kujtdo që vazhdon me zakonin e vjetër të hedhjes së plehrave dokudo”, shkruan zonja Kumbaro në rrjetet sociale.
Ministria e Turizmit dhe Mjedisit ka ndërmarrë fushatën mbarëkombëtare “Shqipëria riciklon” e cila ka si qëllim të nxisi qytetarët të riciklojnë, kompostojnë dhe mbajnë pastër ambientin kudo ku ata janë.
/ rtsh.al /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




