Ministrja Manastirliu: Mbi 50 mijë pushues dhe turistë morën shërbim në qendrat shëndetësore verore

Sociale | 3 vite më parë

Më shumë se 50 mijë pushues dhe turistë kanë marrë shërbim në qendrat shëndetësore verore të hapura nga veriu në jug përgjatë këtij sezoni turistik.

Shifrën e bëri të ditur ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu e cila në një postim në rrjetet sociale  theksoi se 97 % e pushuesve nuk janë transferuar drejt spitaleve, pasi kanë marrë shërbimin e duhur dhe të kualifikuar në qendrën shëndetësore, pranë vendpushimit.
 
“Punë fantastike e mjekëve dhe infermierëve të 30 qendrave shëndetësore verore dhe ekipit të Urgjencës Kombëtare për shërbimin në kohë dhe me cilësi  duke përballuar më së miri fluksin e jashtëzakonshëm të këtij sezoni turistik”, u shpreh Manastirliu, sipas një postimi në rrjetin e saj social Facebook.
 
Në të gjithë vendin në këto qendra shëndetësore verore ofrohen shërbime, vizita, konsulta, mjekime, me përforcim të personelit shëndetësor, me stafe të cilat trajnohen në vazhdimësi, për të menaxhuar rastet urgjente, e po ashtu përforcim me barna dhe materiale mjekësore.
 
/rtsh.al/

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme