Mjekët: Fëmijët e lindur në pandemi sëmurën më shpesh

Fëmijët e lindur gjatë pandemisë kanë predispozicionin për tu sëmurur më shpesh dhe më gjatë. Konstatimi vjen nga mjekët pediatër të qendrave shëndetësore të cilët theksojnë se ky brez fëmijësh duhen parë në mënyrë të studiuar
Ajo që aktualisht po kalojnë shumë fëmijë janë viroza të ndryshme që në shuma raste bashkohen me COVID dhe situata fillon e ndërlikohet
Përgjithësisht sipas mjekes pediatre, Adriana Ilias, kuadri klinik është ai që mbizotëron.
“Po është ende prezent dhe na ndërthuren zakonisht dhe me virozat e tjera, por që bëjnë një zgjatje të temperature 10 deri 2 javë. Përsa i përket ndërlikimeve, mbivendosjet e infeksioneve bakteriale kapin rreth 30% të fëmijëve. Ndërlikimet më të shumta kanë qenë otitet, bronkitet trakelitet që zënë 15% të rasteve”, tha mjekja.
Mjekë apelojnë për kujdes me temperaturën e fëmijës. Mbi 72 orë temperaturë kërkon patjetër vizitën e mjekut specialist ndaj prindërit të jenë vigjilentë dhe ndjekin këshillat.
Gazetare: Sonila Mlloja
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




