Mjeshtri i valles së Tropojës, Deli Metaliaj rikthehet në festival si spektator

Deli Metaliaj valltari, interpretuesi dhe koreografi që ka zbritur në skenë lartësinë dhe freskinë e bjeshkëve të Tropojës rikthehet pas 8 vitesh në Festivalin Folklorik Kombëtar. Por kësaj here emocionet janë më të forta, pasi është në rolin e spektatorit.
Ai kujton vitet kur u ngjit për herë të parë në skenën më të rëndësishme të kombit Shqiptarë, duke mos munguar më në asnjërin prej viteve pasuese deri tek ky i sivjetmi. Me modesti koreografi me 42 vite eksperiencë, thotë që tashmë ka ardhur koha që e reja ta zëvendësoj të vjetrën.
Deli Metaliaj është vlerësuar me disa çmime dhe tituj për interpretim dhe prurjet në skenë të shumë valleve me frymëzim nga legjendat e bjeshkëve. Ndër vlerësimet më të rëndësishme për të janë “Mjeshtër i Madh” dhe “Nderi i kombit”.
Gazetar Norel Zaimi
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




