Modi inauguron tempullin Hindu – Opozita indiane e akuzon se përdor fenë për qëllime politike

Kryeministri i Indisë Narendra Modi ka inauguruar një tempull që i është dedikuar zotit Ram të hinduve në qytetin e Ayodhya-s.
Tempulli është ngritur mbi tokën ku dikur ndodhej një xhami e shekullit të 16-të e cila u rrafshua nga turma të besimtarëve hindu në 1992-in kur rreth 2 mijë persona humbën jetën gjatë protestave mbarëkombëtarë kundër një shembjeje të tillë.
Pas kësaj ngjarje, filloi një betejë ligjore për pronësinë e tokës së xhamisë, e cila u zgjidh në vitin 2019 kur Gjykata supreme ia dha tokën hinduve, ndërsa myslimanëve iu dha një territori jashtë qytetit për të ndërtuar xhaminë e tyre.
Në ceremoninë e inaugurimit të tempullit të ram morën pjesë mijëra të ftuar, por disa udhëheqës fetarë dhe pjesa më e madhe e opozitës e bojkotoi atë duke pretenduar se Modi po e përdorte tempullin për qëllime politike.
Ne Indi pas disa muajsh mbahen zgjedhjet e përgjithshme dhe rivalët politikë të Modit thotë se partia e këtij të fundit Bharatiya Janata Party (BJP) do të kërkojë vota në emër të tempullit. Kritikët gjithashtu thonë se qeveria po kalon kufijtë duke mbajtur një aktivitet fetar ndërkohë që vendi, sipas kushtetutës, është laik.
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




