”Mokra n’fest”, edicioni IV/ Festa zhvillohet për të 2-in vit rradhazi tek ‘Ura e Golikut’

Kulturë | 3 vite më parë

“Mokra n’Fest”, një festë ku ndërthuren bashkë historia, tradita, zakonet, sportet, mikëpritja. Ky edicion ka ardhur me një risi, me zhvillimin e festës për 2 ditë me radhë, duke ndërthurur një sërë ditë aktivitetesh dhe muzikën.

“Mokra by night” e mbajtur në 18 gusht erdhi me një sërë veprimtarish si guidat turistike në varret Ilire, Urën e Gurit, camping në natyrë, karaoke, muzikë live, vëzhgim të yjeve me teleskop.

Kulinari, ekspozitë dokumentare me fakte historike dhe trashëgimia e pasqyruar me kostumet popullore,  janë këto disa nga aktivitetet që janë ofruar te Ura e Golikut, monument natyre i kategorisë së parë, duke synuar edhe promovimin e këtyre aseteve të trashëgimisë.

Pjesë e festës ishte dhe një panair prodhimesh dhe gatimesh tradicionale té zonës

Festës nuk kishte si t’i mungonte performanca nga ansamblet popullore, nën ritmet e së cilës, banorët janë bërë bashkë për të kërcyer e më pas kanë shijuar dhe një koncert me emra të njohur të muzikës moderne dhe popullore.

Gazetar: Marjo Merhori

/rtsh/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme