Morinë, mungesa e mbikalimeve rrezikon jetën e banorëve

Pamundësia për të lëvizur lehtësisht nga njëri krah në krah në tjetrin të Rrugës së Kombit ka veshtirësuar lëvizjen e rreth 700 banorëve të fshatit Morin. Edhe me ndërtimin e nënkalimeve nuk është zgjidhur problemi i tyre, për shkak se këto nënkalime janë ndërtuar larg fshatit. Banorëve iu duhet çdo dite te kapercejne ne trafikndareset per te shkuar per te mbushur uje ne burimin keyesor te fshatit, te tokat buqjesore, por edhe te varrezat. Ata thone se jane te detyruar te vene ne jeten e tyre ne rrezik per shkak se e gjithë gjatesia e aurostrades eshte e mbyllur.
Qe nga ndertimi i autostrades ne kete segment kane humbur jetën 3 nxenes te fshatit Morinë mes tyre edhe nje femije 11 vjecar.
Jo vetem banoret por edhe mesuesit qe vijne nga qyteti per të dhene mesimi ne shkollen e fshatit rrezikojne jeten e tyre pasi autobusi qe i transporton i le ne mes te rruges.
Banoret thone se nese nuk do te ndërhyjnë institucionet pergjejgjese, ata do të përshkallëzojnë reagimin e tyre me bllokim te Rruges se Kombit që lidh Shqipërinë me Kosovën.
Ndertimi i nenkalimeve dhe mbikalimëve te pastudiuar ne aksin Kukës – Morin ka veshtireusar jo vetem jetësën e banoreve te fshatrave ku kalon Rruga e Kombit, por edhe te bizneseve. Ne mbeshtetje te ketyre bisnesve ka reaguar shoqata “Binzesi për binesin”. Kryetari i kesaj shoqate Sulejman Dida thote se mungesa e standardeve të nenkalimeve i ka zhvlerseuar bizneset duke i çuar ata në falimentim.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




