Moti – Dita e sotme do jetë me kthjellime dhe vranësira, reshje bore në zonat veriore

Rrymat e ftohta Arktike po zbresin drejt gadishullit të Ballkanit ku presim rënie të konsiderueshme të temperaturave në territorin e Shqipërisë.
E martë, 9 janar 2024
Në vendin tonë moti do të me kthjellime vranësira në zonën perëndimore, Reshje bore në zonat malore në mëngjes. Era do të fryjë me drejtim verilindje (NE) me shpejtësi 10-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 5 me lartësi vale 0,5-1,5 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
- Zonat malore -5/3°C
- Zonat e ulëta 2/12°C
- Zonat bregdetare 6/13°C
Kosovë
Kosova për dt. 09 Janar 2024 do të ketë vranësira dhe kthjellime dhe reshje bore të pakta. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga -4°C – -1°C në mëngjes deri në -0°C – 2°C gradë Celsius në mesditë.
E mërkurë, 10 janar 2024
Në vendin tonë moti do të me kthjellime dhe vranësira në zonat verirore, qëndrore, vranësira reshje të pakta në jug. Era do të fryjë me drejtim verilindje (NE) me shpejtësi 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 3 me lartësi vale 0,5-1,0 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
- Zonat malore -7/4°C
- Zonat e ulëta 2/11°C
- Zonat bregdetare 4/12°C
Meteorologe: Rezarta Xhakollari
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




