Moti – Dita e sotme do jetë me kthjellime, temperaturat në rritje graduale

Rrymat e ftohta Arktike po zhvendosen drejt Europës verilindore duke u zëvendësuar gradualisht me masa ajri më të ngrohta Mesdhetare ku presim rritje graduale të temperaturave në ditën në vijim.
E Mërkurë, 24 Janar 2024
Në vendin tonë moti do të jetë me kthjellime , mjegull në juglindje dhe verilindje.Era do të fryjë me drejtim verilindje (NE) me shpejtësi 8-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 4-5 me lartësi vale 0,5-1,5 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
- Zonat malore -5/6°C
- Zonat e ulëta -1/15°C
- Zonat bregdetare 6/16°C
Kosovë
Kosova për dt. 24 Janar 2024 do të ketë me vranësira dhe kthjellime. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga -4°C – -1°C në mëngjes deri në 2°C – 6°C gradë Celsius në mesditë.
E Enjte, 25 Janar 2024
Në vendin tonë moti do të jetë me kthjellime , mjegull në mëngjes në zonën e Kukësit dhe gjirokatrës në mënjges dhe mbrëmje, vranësira të pakta në mesditë. Era do të fryjë me drejtim jugperëndim (SW) me shpejtësi 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 3 me lartësi vale 0,5-1,0 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
- Zonat malore -4/8°C
- Zonat e ulëta 2/15°C
- Zonat bregdetare 7/16°C
Meteorologe: Rezarta Xhakollari
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




