Moti –Dita e sotme do të dominohet nga kthjellime, ngrica dhe akull, temperaturat në rritje

Aktualitet | 3 vite më parë

E gjithë Europa po ndikohet nga presion i lartë atmosferik duke mbajtur larg rrymat Atlantike, e duke përmbyllur muajin janar me mot të qëndrueshëm në territorin e Shqipërisë.

E Mërkurë, 31 Janar 2024

Në vendin tonë moti do të jetë me kthjellime dhe mjegull në Verilindje dhe Jug të vendit. Era do të fryjë me drejtim very (N) me shpejtësi 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 3 me lartësi vale 0,4-0,8 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

– Zonat malore       -5/8°C

– Zonat e ulëta       -3/15°C

– Zonat bregdetare 1/16°C

Kosovë

Kosova për dt. 31 Janar 2024 do të ketë me kthjellime dhe mjegull. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga -2°C – -1°C në mëngjes deri në   7°C – 8°C gradë Celsius në mesditë.

E Enjte, 01 Shkurt 2024

Në vendin tonë moti do të jetë me kthjellime në pjesën e pare të ditës, pasdite priten vranësira mesatare në perëndim. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim (NW) me shpejtësi 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 3 me lartësi vale 0,4-0,8 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

– Zonat malore       -2/8°C

– Zonat e ulëta       -1/17°C

– Zonat bregdetare 3/16°C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme