Moti – Dita e sotme do të jetë me diell dhe vranësira të pakta, temperaturat do të jenë të larta

Anticikloni afrikan vijon të ushtrojë aktivitetin e tij në kontinentin Europian duke u zhvendosur drejt juglindjes së Europës.
E Hënë, 08 Prill 2024
Në vendin tonë moti do të jetë me diell dhe vranësira të pakta. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim (NW) me shpejtësi78 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 3 me lartësi vale 0,5-1,0 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
– Zonat malore 8/29°C
– Zonat e ulëta 8/30°C
– Zonat bregdetare 12/25°C
Kosovë
Kosova për dt. 08 Prill 2024 do të ketë kthjellime dhe vranësira të pakta. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 8°C – 10°C në mëngjes deri në 20°C –21°C gradë Celsius në mesditë.
E Martë, 09 Prill 2024
Në vendin tonë moti do të jetë me diell dhe vranësira të pakta. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim (NW) me shpejtësi8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 3 me lartësi vale 0,5-1,0 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
– Zonat malore 6/23°C
– Zonat e ulëta 8/28°C
– Zonat bregdetare 10/24°C
Meteorologe: Rezarta Xhakollari
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



