Moti –Dita e sotme do të jetë me kthjellime dhe mjegull, Temperaturat në rritje

Anticikloni i Azoreve po dominon Europën Perëndimore duke na garantuar stabilitet të kushteve atmosferike në territorin e Shqipërisë në fillimin e javës.
E Martë, 19 Dhjetor 2023
Në vendin tonë moti do të jetë me kthjellime dhe mjegull në mëngjes, vranësira të pakta. Era do të fryjë me drejtim juglindjee (SE) me shpejtësi 7m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5-1, metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
– Zonat malore -2/12°C
– Zonat e ulëta 2/18°C
– Zonat bregdetare 4/18°C
Kosovë
Kosova për dt. 19 Dhjetor 2023 do të ketë mjegull dhe kthjellime. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga -2°C – 1°C në mëngjes deri në 9°C – 11°C gradë Celsius në mesditë.
E Mërkurë, 20 Dhjetor 2023
Në vendin tonë moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira në shtim mesatare shtresore. Era do të fryjë me drejtim jug (S) me shpejtësi 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5-1,0 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
– Zonat malore 2/11°C
– Zonat e ulëta 6/17°C
– Zonat bregdetare 10/17°C
Meteorologe: Rezarta Xhakollari
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




