Moti – Dita e sotme do të jetë me kthjellime dhe vranësira në verilindje

Anticikloni afrikan po rikthehet drejt Mesdheut Qendror ku presim stabilitet të motit dhe temperatura të larta.
E martë, 17 qershor 2024
Në vendin tonë moti do të jetë me diell vranësira mesatare përgjatë zonave verilindore. Era do të fryjë me drejtim perëndim (W) me shpejtësi 8-10 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 0,5-1,4 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
- Zonat malore 16/33°C
- Zonat e ulëta 18/35°C
- Zonat bregdetare 20/33°C
Kosova për dt. 18 qershor 2024 do të ketë diell dhe vranësira . Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 15°C –17°C në mëngjes deri në 28°C –30°C gradë Celsius në mesditë.
E mërkurë, 19 qershor 2024
Në vendin tonë moti do të jetë me diell dhe vranësira të pakta. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim (NW) me shpejtësi 8-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 0,5-1,2 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
- Zonat malore 18/34°C
- Zonat e ulëta 18/36°C
- Zonat bregdetare 20/34°C
Meteorologe: Rezarta Xhakollari
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




