Moti –Dita e sotme do të jetë me kthjellime dhe vranësira, temperaturat me rënie

Europa verilindore po ndikohet nga rryma ajri të ftohta kontinentale duke mbajtur mot të thatë dhe rënie të temperaturave në territorin e Shqipërisë.
E Hënë, 29 Janar 2024
Në vendin tonë moti do të jetë me vranësira dhe reshje bore në mëngjes të pakta në veri, gjatë ditës do të kemi kthjellime dhe vranësira të pakta . Era do të fryjë me drejtim verilindje (NE) me shpejtësi 10-18 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 4-5 me lartësi vale 0,5-1,5 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
– Zonat malore -6/6°C
– Zonat e ulëta -2/13°C
– Zonat bregdetare 5/13°C
Kosovë
Kosova për dt. 29 Janar 2024 do të ketë me vranësira dhe kthjellime. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga -2°C – 1°C në mëngjes deri në 3°C – 6°C gradë Celsius në mesditë.
E Martë, 30 Janar 2024
Në vendin tonë moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta në relievet malorë . Era do të fryjë me drejtim verilindje (NE) me shpejtësi 8-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 4 me lartësi vale 0,5-1,0 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
– Zonat malore -6/5°C
– Zonat e ulëta -4/12°C
– Zonat bregdetare 3/13°C
Meteorologe: Rezarta Xhakollari
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



