Moti –Dita e sotme do të jetë me ngrica dhe akull në mëngjes, kthjellime gjatë ditës

Antcikloni afrikan vijon të jetë protagonist kryesor në Europën jugperëndimore duke tejzgjatur thatësirën edhe në territorin e Shqipërisë.
E Shtunë, 03 Shkurt 2024
Në vendin tonë moti do të jetë me kthjellime, ngrica dhe akull në mëngjes. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim (NW) me shpejtësi 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 3 me lartësi vale 0,4-0,8 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
– Zonat malore -7/8°C
– Zonat e ulëta -4/15°C
– Zonat bregdetare 1/15°C
Kosovë
Kosova për dt. 03 Shkurt 2024 do të ketë me kthjellime dhe vranësira. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga -1°C – 0°C në mëngjes deri në 8°C – 10°C gradë Celsius në mesditë.
E Diel, 04 Shkurt 2024
Në vendin tonë moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira në zonën veriperëndimore në mëngjes. Era do të fryjë me drejtim jugperëndim (SW) me shpejtësi 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 4 me lartësi vale 0,4-0,8 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
– Zonat malore -3/12°C
– Zonat e ulëta 1/17°C
– Zonat bregdetare 4/17°C
Meteorologe: Rezarta Xhakollari
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




