Moti –Dita e sotme do të jetë me reshje shiu dhe stuhi bore në verilindje, temperaturat do të jenë me rënie

Aktualitet | 3 vite më parë

Një front i ftohtë arktik po zbret drejt ballkanit verilindor ku presim të përfshijë territorin e Shqipërisë duke sjellë reshje bore dhe temperatura të ulëta.

E Shtunë, 20 Janar 2024

Në vendin tonë moti do të jetë me vranësira ,reshje bore intensive fillimisht në veri, pasdite do të shtrihen në verilindje, juglindje deri në lartësitë e ulëta. Era do të fryjë me drejtim verilindje (NE) me shpejtësi 10-20 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 4-5 me lartësi vale 1,0-1,5 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

– Zonat malore       -3/7°C

– Zonat e ulëta       4/13°C

– Zonat bregdetare 7/14°C

Kosovë

Kosova për dt. 21 Janar 2024 do të ketë me vranësira kthjellime, ngrica akull. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga -13°C – -9°C në mëngjes deri në  -1°C – 2°C gradë Celsius në mesditë.

E Diel, 21 Janar 2024

Në vendin tonë moti do të jetë me kthjellime ne zonën perëndimore , vranësira dhe reshje bore në juglindje në mëngjes. Era do të fryjë me drejtim verilindje (NE) me shpejtësi 10-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 4-5 me lartësi vale 1,0-1,5 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

– Zonat malore       -13/1°C

– Zonat e ulëta       -1/9°C

– Zonat bregdetare 1/11°C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme