Moti – Dita e sotme do të jetë me vranësira dhe reshje shiu në zonën perëndimore

Mesdheu po ndikohet nga qarkullimi i masave ajrore të paqëndrueshme ku presim reshje shiu dhe erë të vrullshme në territorin e Shqipërisë.
E Shtunë, 09 Mars 2024
Në vendin tonë moti do të jetë me vranësira dhe reshje shiu me rrebeshe në zonat perëndimore dhe qëndrore. Era do të fryjë me drejtim Jugperëndim (NW) me shpejtësi 15-20 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 5 me lartësi vale 0,5-1,5 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
– Zonat malore 3/14°C
– Zonat e ulëta 4/17°C
– Zonat bregdetare 8/17°C
Kosovë
Kosova për dt. 09 Mars 2024 do të ketë vranësira dhe reshje shiu lokale. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 2°C –5°C në mëngjes deri në 11°C – 14°C gradë Celsius në mesditë.
E Diel, 10 Mars 2024
Në vendin tonë moti do të jetë me vranësira të dendura. Era do të fryjë me drejtim Juglindje (SE) me shpejtësi 15-20 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 5 me lartësi vale 0,5-1,5 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
– Zonat malore 4/16°C
– Zonat e ulëta 8/22°C
– Zonat bregdetare 10/20°C
Meteorologe: Rezarta Xhakollari
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




