Moti – Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira. Temperaturat do të rriten

Aktualitet | 3 vite më parë

Anticikloni subtropikal po ndikon Europën Juglindore, ku presim stabilitet të kushteve atmosferike në territorin e Shqipërisë.

E Premte, 29 Mars 2024

Në vendin tonë moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira në shtim pasdite . Era do të fryjë me drejtim jugperëndim (SW) me shpejtësi 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 3 me lartësi vale 0,5-1,0 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

  • Zonat malore      6/23°C
  • Zonat e ulëta       10/25°C
  • Zonat bregdetare 12/25°C

Kosovë

Kosova për dt. 29 Mars 2024 do të ketë vranësira dhe kthjellime . Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 7°C –10°C në mëngjes deri në 19°C – 21°C gradë Celsius në mesditë.

E Shtunë, 30 Mars 2024

Në vendin tonë moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta. Era do të fryjë me drejtim jugperëndim (SW) me shpejtësi 8-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 3 -4 me lartësi vale 0,5-1,5 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

  • Zonat malore      7/25°C
  • Zonat e ulëta       12/27°C
  • Zonat bregdetare 13/28°C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme