Moti – Dita e sotme me ngrica dhe akull, zbresin temperaturat

Aktualitet | 3 vite më parë

Europa verilindore vijon të ndikohet nga rryma ajri të ftohta kontinentale duke mbajtur mot me ngrica dhe akull dhe rënie të temperaturave në territorin e Shqipërisë.

E Martë, 30 Janar 2024

Në vendin tonë moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta në relievet malorë . Era do të fryjë me drejtim verilindje (NE) me shpejtësi 8-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 4 me lartësi vale 0,5-1,0 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

  • Zonat malore       -8/5°C
  • Zonat e ulëta       -4/12°C
  • Zonat bregdetare 0/13°C

Kosovë

Kosova për dt. 30 Janar 2024 do të ketë me kthjellime dhe mejgull. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga -4°C – -1°C në mëngjes deri në   4°C – 6°C gradë Celsius në mesditë.

E Mërkurë, 31 Janar 2024

Në vendin tonë moti do të jetë me kthjellime dhe mjegull në Verilindje dhe Jug të vendit. Era do të fryjë me drejtim veriperëndime (NW) me shpejtësi 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 3 me lartësi vale 0,4-0,8 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

  • Zonat malore       -6/7°C
  • Zonat e ulëta       -3/13°C
  • Zonat bregdetare 1/14°C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme