Moti –Dita e sotme me reshje shiu, stuhi dhe reshje bore në veri. Temperaturat do të jenë me rënie

Aktualitet | 3 vite më parë

Qendra me presion të ulët amtosferik do të mbetet aktive në Mesdhe duke mbajtur mot të paqëndrueshëm me reshje shiu në territorin e e Shqipërisë.

E Martë, 12 Mars 2024

Në vendin tonë moti do të jetë me rreshje shiu,  reshje bore në verilindje dhe juglindje. Era do të fryjë me drejtim Jugperëndim (SW) me shpejtësi 15-25 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 6 me lartësi vale 1,0-2,0 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

– Zonat malore     4/10°C

– Zonat e ulëta      8/15°C

– Zonat bregdetare 14/15°C

Kosovë

Kosova për dt. 12 Mars 2024 do të ketë vranësira dhe reshje shiu. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 5°C – 7°C në mëngjes deri në 10°C – 12°C gradë Celsius në mesditë.

E Mërkurë, 13 Mars 2024

Në vendin tonë moti do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësira më  reshje shiu dhe stuhi në jug ,  reshje bore në verilindje dhe juglindje. Era do të fryjë me drejtim Veriperëndim (NW) me shpejtësi 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 3-4 me lartësi vale 0,5-1,0 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

– Zonat malore     3/10°C

– Zonat e ulëta      7/16°C

– Zonat bregdetare 10/16°C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme