Moti – Dita e sotme me vranësira, reshje shiu dhe rrebeshe. Bien temperaturat

Vorbulla me presion të ulët amtosferik nga Europa Veriore do të na shoqërojë kushte atmosferike të paqëndrueshme në territorin e Shqipërisë.
E Enjte, 09 Maj 2024
Në vendin tonë moti do të jetë me vranësira të dendura dhe reshje me intesitet mesatar. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim (NW) me shpejtësi 7-10 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 4 me lartësi vale 0,5-1,5 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
- Zonat malore 10/18°C
- Zonat e ulëta 12/23°C
- Zonat bregdetare 16/22°C
Kosovë
Kosova për dt. 09 Maj 2024 do të ketë vranësira dhe reshje shiu. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 10°C – 12°C në mëngjes deri në 14°C –17°C gradë Celsius në mesditë.
E Premte, 10 Maj 2024
Në vendin tonë moti do të jetë me kthjelliem dhe vranësira mesatare me reshje me intesitet mesatar. Era do të fryjë me drejtim verilindje (NE) me shpejtësi 10-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 4 -5 me lartësi vale 0,5-1,5 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
- – Zonat malore 10/16°C
- – Zonat e ulëta 12/23°C
- – Zonat bregdetare 16/24°C
Meteorologe: Rezarta Xhakollari
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




