Moti/ E diela me diell në bregdet, vranësira të pakta në verilindje

Mesdheu vijon të jetë në ndikimin e ajrit të nxehtë nga veriu i Afrikës duke mbajtur stabilitet të kushteve atmosferike në gadishullin e Ballkanit.
Diel, 08 Tetor 2023
Moti do të jetë me kthjellime në zonën perëndimore dhe vranesira mesatare në verilindje. Era do te jete me drejtim veri-perëndim (NW) me shpejtësi 6- 12 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3-4 me lartësi vale 0,3-1,0 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
- Zonat malore 8/23°C
- Zonat e ulëta 10/31°C
- Zonat bregdetare 17/29°C
Kosovë
Kosova për dt. 08 Tetor 2023 do të ketë kthjellime dhe vranësira mesatare.Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 10°C – 12°C në mëngjes deri në 24°C -27°C gradë Celcius në mesditë.
Hënë, 09 Tetor 2023
Fillimi i javës do të jetë me kthjellime dhe mjegull në mëngjes përgjatë luginave . Gjatë drekës vranësira të pakta në zonat malore. Era do te jete me drejtim veri-perëndim (NW) me shpejtësi 5- 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 2-3 me lartësi vale 0,3-0,6 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
- Zonat malore 11/24°C
- Zonat e ulëta 14/32°C
- Zonat bregdetare 18/30°C
Meteorologe: Rezarta Xhakollari
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




