Moti/ Fundjava me ditë të kthjellëta, më freskët në zonat malore

Kjo fundjavë pritet me mot të kthjellët për pushuesit që kanë zgjedhur brigjet shqiptare dhe me pak vranësira për turistët që kanë si destinacion zonat malore.
Temperatura maksimale është parashikuar të shënojë 37 gradë Celsius, ndërsa në bregdet më të ulëta, deri në 34 gradë Celsius.
Më freskët, por sërish deri 30 gradë Celsius parashikohen temperaturat maksimale në zonat malore.
Fala masave ajrore relativisht të thata, moti i kthjellët do të mbizotërojë në mesditë dhe do të ketë alternime vranësirash gjatë pasdites.
Reshje shiu priten të dielën në juglindje të vendit.
Valëzimi në Detin Adriatik dhe Jon do të jetë 2–3 ballë, me shpejtësinë e erës deri 13 m/s.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




