Moti i keq sjell probleme në Lezhë, luhatjet e energjisë djegin paisjet elektroshtepiake në fshatin Manati

Sociale | 3 vite më parë

Moti i keq me stuhi shiu ka krijuar probleme në Lezhë. Luhatjet e energjisë elektrike dogjën pajisjet elektroshtëpiake në disa familje në fshatin Manati.

Tensioni i energjisë arriti deri 380 volt, duke shkaktuar dëme të shumta për abonentët familjar. Banorët thonë se kjo situatë ka ardhur nga amortizimi i rrjetit elektrike. 

“Linja është ndërtuar që në kohën ë e Enverit dhe që ateherë nuk është vënë dorë në të. Ka bërë dëme të mëdha pasi ka dëmtuar shumë elektroshtëpiake. Ne i kemi paguar dritat muaj për muaj“, shprehën ata.

Menjëherë pas sinjalizimit, punonjësit e OSHEE kanë ndërhyre në rikthimin normal të energjisë elektrike, ndërsa ju kërkohet abonentëve të cilët kanë pësuar dëme që t’i drejtohen me ankesë tek kujdesi ndaj klientit dhe kjo problematika do të trajtohet me përparësi.

Gazetare: Megi Mëhilli

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme