Moti –Ndërrimi i viteve me vranësira të dendura. Temperaturat mbi mesataren e muajit

Anticikloni subtropikal po zhvendoset për shkak të fluksit të rrymave ajrore Atlantike të cilat do të sjellin reshje shiu në fillimin e vitit 2024 në territorin e Shqipërisë.
E Diel, 31 Dhjetor 2023
Në vendin tonë moti do të me vranësira mesatare deri të dendura shtresore. Kthjellime në verilindje. Era do të fryjë me drejtim jugperëndim (SW) me shpejtësi 5 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 1-2 me lartësi vale 0,3-0,5 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
– Zonat malore 4/11°C
– Zonat e ulëta 7/16°C
– Zonat bregdetare 10/16°C
Kosovë
Kosova për dt. 31 Dhjetor 2023 do të ketë kthjellime vranësira dhe mjegull. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 3°C – 5°C në mëngjes deri në 10°C – 11°C gradë Celsius në mesditë.
E Hënë, 01 Janar 2024
Në vendin tonë moti do të me vranësira të dendura dhe reshje shiu me stuhi lokale në zonën veriperëndimore, me pak reshje në lindje. Era do të fryjë me drejtim jug (S) me shpejtësi 15-18 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 4-5 me lartësi vale 0,8-1,5 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
– Zonat malore 3/11°C
– Zonat e ulëta 8/17°C
– Zonat bregdetare 10/18°C
Meteorologe: Rezarta Xhakollari
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




