Moti sot me reshje shiu në zonën veriperëndimore, rriten temperaturat

Aktualitet | 3 vite më parë

Rrymat ajrore të nxehta nga Afrika kanë përfshirë pellgun e Mesdheut, ku presim anomali të temperaturave në territorin e Shqipërisë.

E mërkurë, 17 janar 2024

Në vendin tonë moti do të jetë me vranësira dhe  reshje shiu me intensitet mesatar në zonën veriore, më pak reshje në jug, juglindja me kthjellime dhe vranësira. Era do të fryjë me drejtim jug (S) me shpejtësi 10–20 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 5–6 me lartësi vale 1,0–2,0 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

  • Zonat malore       6/12°C
  • Zonat e ulëta       12/18°C
  • Zonat bregdetare 14/22°C

Kosovë

Kosova për dt. 17 Janar 2024 do të ketë me vranësira dhe reshje shiu të izoluara. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga -1°C – 2°C në mëngjes deri në  4°C – 8°C gradë Celsius në mesditë.

E enjte, 18 janar 2024

Në vendin tonë moti do të jetë me vranësira reshje shiu dhe stuhi me intensitet të lartë në zonën e Shkodrës, ndërsa zona qendrore reshjet do të jenë me intensitet mesatar. Era do të fryjë me drejtim jug (S) me shpejtësi 15–25 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 6-8 me lartësi vale 1,5–2,5 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

  • Zonat malore       7/15°C
  • Zonat e ulëta       12/20°C
  • Zonat bregdetare 16/23°C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari

/rtsh.al/

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme