Moti sot/ Reshje shiu në shumë qytete, vranësira në Tiranë

E mërkura parashikohet të sjellë diell dhe vranësira në Tiranë, ndërkohë që shumica e vendit do të jetë nën regjimin e reshjeve të shiut.
Reshjet do të jenë të përqendruara nga veriu në jug, në qytete si Shkodra, Kukësi, Elbasani, Berati, Fier, Korca, Pogradeci, Vlora dhe Saranda.
Mot i vranët pritet në Durrës dhe Lezhë, por Shërbimi Meteorologjik Ushtarak nuk ka parashikuar shira në këto qytete.
Temperaturat minimale do të nisin nga 13 gradë Celsius në Kukës e Pogradec deri në 32 gradë Celsius në Tiranë.
Erërat me shpejtësi të ulët do të krijojnë një dallgëzim në dete të forcës 1–2 ballë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




