Moto GP, Banjaia rimerr kreun e klasifikimit

Moto GP | 3 vite më parë

Françesko Banjaia rikthehet bë vendin e parë pas fitores në Çmimin e Madh të Indonezisë. Në cirkuitin e Mandalikës vendosi gabimi i Horge Martin, i cili po dominonte garën deri në momemtin që doli nga pista.

Spanjolli i Prima Pramac i dha mjaft kurajë italianit të Ducati-t, i cili zhvilloi një pjesë të dytë të garës thuajse perfekte. Kampioni i Ducati-t pasi rikuperoi disa vende arriti të kalonte edhe Maverik Vinjales, i cili arriti të përfundonte garën i dyti pasi u mbrojt mjaft mirë ndaj sulmit të Fabio Kuartararos.

Sa i përket renditjes të kampionatit Banjaia rikthehet në vendin e parë me plot 18 pikë më se Martin.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme