MotoGp, Jarvis: Vinales dhe Quartararo do të luftojnë për titullin

“Vitin e kaluar Yamaha ishte skuadra me më shumë fitore, shtatë në total, por ne e humbëm kampionatin. Qëllimi ynë për këtë vit është ta fitojmë atë. Me ardhjen e Fabio Quartararo, në duet me Maverick Vinales, ne kemi dy pretendentë për titullin dhe prandaj e dimë se çfarë duhet të bëjmë: të fitojmë gara dhe të ruajmë qëndrueshmërinë gjatë gjithë sezonit. Unë besoj se falë përmirësimeve në motorr dhe ndryshimeve brenda ekipit tone, jemi të gatshëm ta bëjmë këtë”. Kështu u shpreh Lin Jarvis, drejtori menaxhues i ekipit zyrtar Yamaha, gjatë prezantimit përpara sezonit 2021 MotoGP, i cili do të shohë një dyshe të paparë në fillim, atë të formuar nga Maverick Vinales dhe Fabio Quartararo.
Gjatë prezantimit drejtori i ekipit, Massimo Meregalli gjithashtu mori fjalën: “Ky dimër ka qenë më i gjatë se zakonisht, por na ka dhënë mundësinë të rikuperojmë vështirësitë e vitit të kaluar – pranon ai -. 2020 ishte një sezon unik dhe ne mezi po presim momentin për të filluar përsëri. Vitin e kaluar nuk mundëm të provonim se motorri ishte me të vërtetë e shpejtë: vuajtëm në disa cirkuite ku kontrolli ishte shumë i dobët. Sidoqoftë, unë kam shumë besim se puna jonë po shkon në drejtimin e duhur. Me mbërritjen e Quartararo dhe lamtumirën e Rossit vendosëm të riorganizojmë garazhin tonë, në mënyrë që ta bëjmë kalimin e tij shumë më të lehtë”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




