MotoGp, Joan Mir: Nuk jam favorit, por njeriu që duhet mundur

Moto GP | 6 vite më parë

“Ky sezon i ri duket se do të jetë emocionues me shumë pretendentë të fortë. Pavarësisht fitores së vitit të kaluar unë nuk e konsideroj veten  favorit për këtë vit, sepse besoj se ka ende shumë punë për të bërë dhe rezultate të shkëlqyera për të arritur. Në çdo rast, unë vij në këtë sezon si ‘njeriu që duhet mundur’ dhe sigurisht që ka një presion të caktuar përreth”.  

Joan Mir e tha këtë me rastin e prezantimit të Suzuki të ri për Kampionatin Botëror MotoGP 2021, i cili u zhvillua disa orë para ditës së parë të provave zyrtare në Katar. “Sinqerisht nuk e kam problem, e shoh si një gjë pozitive, sepse presioni gjithmonë më ka dhënë një motivim shtesë në vend që të më mbajë prapa” – shtoi spanjolli.

“Unë me të vërtetë prisja me padurim të kthehesha në pistë – tha shoku i tij i ekipit, Alex Rins, i treti sezonin e kaluar -. Unë u trajnova shumë veçanërisht me motorrin tim në rrugë, por asgjë nuk e mund GSX-RR  tim. Unë mendoj se ky vit mund të jetë  i shkëlqyer, ne kemi një ekip të fortë dhe një motorr të forte”.

“Jemi më të motivuar se kurrë dhe ne e dimë që motorri ynë është i aftë të fitojë, kështu që ne jemi të gatshëm për të luftuar. Kalendari është goxha i plotë. pavarësisht nga gjithçka, dhe ka shumë pilotë të shpejtë, kështu që ndërtimi i një fushate të qëndrueshme do të jetë thelbësore si gjithmonë”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme