Muaji i Ramazanit, Hoxhë Vrana tregon si agjërohej në diktaturë

Hoxhë Muharrem Vrana nga Fushë Kruja ka treguar se si agjërohej gjatë kohës së komunizmit. Vështirësitë që hasnin asokohe besimtarët por edhe përndjekjen që kryente shteti nëpërmjet operativëve të zonës dhe strukturave të tjera kriminale.
Muharrem Vrana Hoxha i xhamisë së Fushe Krujës ka rrëfyer historinë e tij gjatë muajt të Ramazanit në diktaturë. Hoxha gjatë asaj periudhe ka mbajtur plot 20 vite agjërim, dhe sot ai është krenar në vendosmërinë gjatë periudhës së sistemit komunist duke respektuar Islamin dhe në tërësi Kuranin.
Familja Vrana ishte në shënjestrën e operativëve të zonës ndaj për ti vërtetuar se familja e tij predikonte fenë myslimanë i ofronin mënyra te ndryshme për ta joshur që ai të jepte detaje.
Hoxhe Muharremi thotë se është falur edhe atëherë kur komunizmi ndaloi besimin në Zot. Dhe se shkatërrimi i xhamive në Fushë Krujë nuk e fashiti besimin e tij dhe të shumë besimtarëve të tjerë, të cilët praktikuan fenë islame fshehurazi në komunizëm.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




