Mundësi të reja, kujdes me vendimet dhe surpriza në dashuri, horoskopi sipas Jorgo Pullës  

Horoskop | 4 muaj më parë

Dashi

Ditë me mundësi të mira në punë dhe dokumente. Kujdes me debatet dhe premtimet që duken shumë të bukura. Në dashuri favorizohen lidhjet serioze dhe bashkimet familjare.

Demi

Ndryshime në punë dhe ekonomi. Mund të merrni një ofertë apo takim të rëndësishëm. Lexoni me kujdes kontratat dhe mos merrni vendime me nxitim.

Binjakët

Periudhë shumë e favorshme për udhëtime, prona dhe çështje financiare. Mund të mbyllni një problem të vjetër. Në dashuri ka afrim me persona që ju kuptojnë emocionalisht.

Gaforrja

Hëna ju favorizon sot. Ditë pozitive për dokumente, licenca dhe takime të rëndësishme. Kujdes vetëm me stresin dhe nervozizmin. Dashuria ecën mirë.

Luani

Mundësi të reja në karrierë dhe pozicion pune. Edhe nëse jeni mirë aty ku jeni, një ofertë tjetër mund të jetë më e favorshme. Në dashuri ka stabilitet dhe afrime.

Virgjëresha

Një nga shenjat më të favorizuara sot. Stabilizim ekonomik dhe mundësi të mira profesionale. Kujdes me një kontratë apo marrëveshje që ka “kleçka”.

Peshorja

Sot fitoni më shumë duke dëgjuar sesa duke folur. Çështjet e pasurive, bankave apo lejeve favorizohen. Mos hyni në debate të kota.

Akrepi

Hëna në shenjën tuaj ju jep forcë dhe intuitë. Pas një periudhe të lodhshme, vijnë zgjidhje në ekonomi dhe dokumente. Takimet më të rëndësishme lërini pasdite.

Shigjetari

Ditë shumë e mirë për vendime të rëndësishme ekonomike. Favorizohen projektet e reja dhe ndryshimet pozitive. Në dashuri ka zhvillime interesante.

Bricjapi

Lajme të mira nga jashtë ose për udhëtime. Favorizohen çështjet financiare dhe profesionale. Mundësi për lëvizje apo ndryshim të madh në jetë.

Ujori

Mund t’ju propozohet një punë e dytë ose përgjegjësi shtesë. Mendohuni mirë para se të pranoni. Në dashuri favorizohen lidhjet me Gaforre dhe Akrep.

Peshqit

Një ditë me lajme pozitive në ekonomi, dokumente dhe familje. Mund të merrni një përgjigje që e prisnit prej kohësh. Në dashuri ka emocione dhe afrim serioz.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme