Mungesa e prodhimit vendas, tregtarët e shumicës në Lushnje përballen me luhatje të çmimit të fruta-perimeve

Mungesa e prodhimit vendas ka sjell paqëndrueshmëri të çmimeve në tregun e shumicës së fruta – perimeve në Lushnjë.
Produktet e importit janë më të shumta në sasi, ndërsa ka më pak prodhime të vendit të cilat po shiten më lirë.
Tregtaret vendas pohojnë se me ardhjen e tregtarëve kosovarë dhe maqedonas çmimet pësojnë rritje.
Ajo çfarë reflekton tregu këtë sezon është mungesa e prodhimit me shumicë të perimeve vendase në sera, për shkak të rritjes së kostos në kultivim.
/rtsh/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




