Mungesa e qendrës shëndetësore, problem për banorët e Vrinës

Sociale | 6 vite më parë

Prej vitesh, banorët e fshatit Vrinë, në njësinë administrative Xarrë në bashkinë e Konispolit po përballen me probleme. Në këtë fshat, sipas banorëve mungon një qendër shëndetësore duke detyruar që infermjerja të kryejë shërbime për banorët, rrugëve të fshatit! Vështirësitë që shkaktohen, bëjnë të parezultat shërbimin e infermjeres që ende ka mbetur këtu ndaj dhe kërkojnë zgjidhja të jepet e menjëheshme.

“Këtu duhet të ketë një qendër shëndetësore që n’a mungon! Infermjerja e fshatit bën mjekimet në shtëpinë e saj. Ka hapur shtëpinë e saj për të pritur njerëzit. Ndonjëherë, mundohet të n’a shërbejë edhe në mes të rrugës”, thonë banorët! 

Në fshatin Vrinë, jetojnë më shumë se 400 banorë, pjesa më e madhe e të cilëve, të moshuar. 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme