Murale në pallatin e sportit, piktori Arjol Pepi e vesh me ngjyrat e fanellës së Luftëtarit

Sociale | 3 vite më parë

Rikonstruksioni i pallatit të sportit ka filluar të marri një panoramë  tjetër. Në ambientet e brendshme dhe të jashtme të kësaj godine, Arjol Pepi piktori nga Korça, prej tre ditësh ndodhet në Gjirokastër dhe po “derdh” ngjyrat e ekipit të Luftëtarit në këto fasada.

“Ideja është të përdor ngjyrat e ekipit, që është blu dhe e zezë,” thotë piktori Arjol Pepi.

Po çfarë është piktura dhe veçanërisht piktura murale për mësimdhënësin e arteve të një prej shkollave të mesme  të Korçës? Piktori na jep një përgjigje mjaft interesante.

A ka menduar ndonjëherë ky i ri si shumë bashkëmoshatarë të tij të emigrojë? Disa prej vepra të artit mural, Arjol Pepi i ka zhvilluar ne shkollën e mesme “Raqi Qirinixhi” në disa prej fasadave të pallateve të Korçës, pediatrinë e re të QSUT në Tiranë etj.

Piktura murale është një risi që po praktikohet vitet e fundit në Shqipëri.

Kjo mënyrë artistike e komunikimit publik, kohët e fundit ka filluar të dekorojë edhe disa fasada të qytetit të Gjirokastrës.

Në fasadën e kopshtit të fëmijëve “Cicërimat” pak kohë më parë u zbukurua me një pikturë murale “Gruaja me krahë” që simbolizon luftën kundër dhunës me bazë gjinore.

Ndërkohë që në kuadrin e 111 mureve të shëtitores së Viroit u dekorua me portretet e disa atdhetarëve si Çerçiz Topulli, Ismail Qemali e Adam Jashari etj. 

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme