Muriqan/ Tentoi të fuste në Shqipëri 28 400 euro të padeklaruara, procedohet 50-vjeçari

Një 50-vjeçar është proceduar penalisht pasi tentoi të fuste në Shqipëri nga pika kufitare e Muriqanit, 28 mijë e 400 euro të padeklaruara. Shërbimet e Policisë Kufitare kanë kaluar në vijën e dytë të kontrollit automjetin në të cilën po udhëtonin babë e birë, ku në çantën e dorës është gjetur dhe sekuestruar shuma e eurove të cilat nuk ishin deklaruar në kufi.
Policia bën me dije se është proceduar 50-vjeçari P.P., banues në Gjermani.
“Gjatë kontrollit në automjet dhe në çantën e dorës të shtetasit P. P., shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar 28 400 euro që i posedonte shtetasi P. P., por nuk i kishte deklaruar në kufi, sipas përcaktimeve ligjore.
Në vijim të veprimeve, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin kosovar P. P., 50 vjeç, banues në Gjermani, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë””, thuhet në njoftim.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




