Muzeu i Luftës së Ftohtë, atraksioni turistik më i vizituar në Gjirokastër

Kulturë | 3 vite më parë

Muzeu i Luftës së Ftohtë, po kthehet një nga atraksionet turistike nga më të vizituarat në qytetin e Gjirokastrës. Shumë turistë të ardhur nga vende të ndryshme të botës , i tërheq mënyra e ndërtimit të muzeut  dhe objektet autentike që ndohen brenda tij.

Ky muze ka tërhequr një numër të madh turistësh , i cili mund të thuhet se është katërfishuar ose pesëfishuar në krahasim me një vit më parë, ku janë mbi 150 vizitorë ditorë në këtë muze.

“Ne jemi nga Meksika, vendosëm të vizitonin disa vende. Pasi vizituam Spanjën , menduam që ndalesën tjetër ta bënim në Shqipëri. Kjo është ndalesa e parë në Gjirokastër, është një qytet vërtet i bukur. Do të vizitojmë edhe qytete të tjera” thotë turisti

“Vijë nga Suedia dhe jam për herë të parë në Shqipëri. Ndihem i surprizuar nga ky vend  në të gjitha aspektet. Ka një plazh të bukur, vende interante, kemi vizituar Beratin dhe tani Gjirokastrën.” thotë një tjetër turist.

Turistët e huaj janë dhe më të shumtët në numër që  vizitojnë Muzeun e Luftës në Gjirokastër, por kohët e fundit ka filluar të kketë një interes edhe nga vizitorët vendas.

Gazetare: Megi Mëhilli

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme