Muzeu i traditës në Sarandë tërheq turistët

Fluksi i turistëve në Sarandë po rritet dita ditës. Edhe pse sezoni veror nuk ka filluar ende, asetet më të preferuara në qytetin e Sarandës ngelen muzetë ku vizitorët kanë mundësinë të njihen me traditën e kulturën e këtij qyteti.
Sipas përgjegjësit Xheladin Beqiri vizitueshmëria në muze ka qenë relativisht e lartë.
Ai i tha RTSH se ky vit pritet të jetë një vit i mirë turistik në sektorin e muzeve, pasi kanë nisur marrëveshjet e para me agjencitë turistike që turistët ta kenë në axhendat e tyre edhe vizitat në muzeume. Mes tyre janë Muzeu Arkeologjik i Butrintit dhe Muzeu i Tradites.
Qyteti bregdetar i Sarandës së bashku me trashëgiminë kulturore që mbart, ngelet një nga destinacionet kryesore më të preferuara.
Gazetare Heriselda Dyrmishi
/ rtsh.al /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




