Muzhaqi: Rritje e bashkëpunimit Shqipëri-Kosovë, me mbi 50 organizata rinore

Sociale | 4 vite më parë

Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi mori pjesë të martën në takimin online me mbi 50 organizata rinore të Shqipërisë dhe Kosovës.

Në një postim në rrjetet sociale, Muzhaqi bëri të ditur se, ky takim u zhvillua në kuadër të Thirrjes së programit Erasmus+, për rritjen e kapaciteteve në fushën e rinisë midis Kosovës dhe Shqipërisë.

“Ditën e dashurisë universale e festuam me mbi 50 organizata rinore të Shqipërisë dhe të Kosovës për të rritur bashkëpunimin midis dy shteteve tona”, u shpreh Muzhaqi.

“Në bashkëpunim me Zyrat Kombëtare Erasmus+ në Shqipëri dhe Kosovë, zhvilluam një takim informues për organizatat rinore dhe për të rinjtë në kuadër të Thirrjes së programit Erasmus+ për projektet “Rritja e Kapaciteteve në fushën e Rinisë”, theksoi ajo.

Ndër të tjera, shtoi Muzhaqi, “prezantuam përgatitjen e një aplikimi të suksesshëm në Thirrjen e programit Erasmus+ për projektet të cilat do të jenë të hapura për organizatat e shoqërisë civile në Shqipëri dhe Kosovë, me qëllim nxitjen e partneriteteve dhe aplikimeve te përbashkëta në thirrje”.

 

( Sipas ATSH )


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme