Nafta pa taksa, mbi 20 mijë e 500 aplikantë në të gjithë vendin

Pasi qëndroi 10 vjet ne Greqi, Paulini vendosi te rikthehet per te investuar ne vendlindje, në Mjedë të Shkodrës. Prej 15 vitesh merret me kultivimin e pemeve dhe blegtori. Shqetësimi i Paulinit ka qenë për të gjithë fermerët. Këtë vit është ndezur një dritë e fortë jeshile. Fermerët përfitojnë naftë pa taksa.
Nga Drejtoritë e Bujqësisë vijon kontrolli i dokumentacionit dhe shpërndarja e kartave. Ylvi Shimaj, specialist në Drejtorinë e Bujqësisë Shkodër na shpjegon thjesht se si përllogaritet sasia e naftës, dhe si shkon ajo te fermeri:
Skema e perfitimit te naftes pa taksa u aplikua për herë të parë gjatë këtij viti. Sipas Ministrisë së Bujqësisë për të përfituar nga kjo skemë në të gjithë vendin aplikuan 20 561 fermerë. Numrin më të lartë të aplikimeve e mbajnë qarqet Korçë, Fier, Berat, Elbasan, Dibër dhe Tiranë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




