Nagelsman do të jetë komisari teknik i Gjermanisë në “Euro 2024”

Gjermani | 3 vite më parë

Mediat gjermane janë të bindura se Julian Nagelsman do të jetë komisari teknik i “Die Mannschaft” të paktën për Europianin që do të mbahet në Gjermani pranverën e ardhshme.

Mësohet se palët kanë arritur një akord orët e fundit edhe pse ngërçi financiar ishte i madh. Siç dihet Nagelsman është ende për dy vite nën kontratë me Bajernin, i cili e paguan me rreth 8 milionë euro në sezon.

Ndërsa nga ana tjetër Federata Gjermane e Futbollit i ka ofruar një kontratë prej 4 milionë eurosh në vit. Fakti se i kanë kërkuar që të prijë Gjermaninë në një kompeticion të organizuar në vendlindje ka bërë që Nagelsman të privohet nga shumë të konsiderueshme eurosh.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme