NASA zbulon kraterin e ri në Hënë, më i madh se Koloseu i Romës

Kuriozitete | 55 minuta më parë

Shkencëtarët kanë zbuluar një krater në Hënë që është më i madh se koloseumi romak dhe është rezultat i një goditjeje të fuqishme dy vjet më parë, e cila fillimisht nuk u vërejt.

Vrima me anë të pjerrëta — rreth 222 metra e gjerë dhe deri në 43 metra e thellë — është krateri më i madh i njohur i formuar nga një goditje në kohët e fundit në sistemin diellor.

Një ngjarje e tillë në shkallë të gjerë vlerësohet se ndodh vetëm një herë çdo 132 vjet, thanë studiuesit, duke e bërë këtë një thesar informacionesh ndërsa NASA përgatitet të ndërtojë një bazë për astronautët në Hënë.

“Kjo ngjarje përbën një vëzhgim statistikisht të rrallë, praktikisht një herë në jetë,” shkruan shkencëtarët në një nga dy studimet e publikuara në revistën Science Advances.Orbiteri i Rekonjimit Hënor i NASA-s (Lunar Reconnaissance Orbiter) e “zbuloi” kraterin në anën e afërt të Hënës në maj 2024, pak kohë pasi u formua nga një fragment asteroidi ose komete. Por goditja në Hënë nuk u zbulua në kohë reale nga teleskopët në Tokë dhe në hapësirë.

Imazhet me kënd të gjerë të LRO-s nuk u identifikuan në masën e madhe të të dhënave deri në gusht 2025. Anija hapësinore mblodhi fotografi më të detajuara vjeshtën e kaluar, ndërsa konfirmimi i zbulimit erdhi në fillim të këtij viti.

Krateri — i emëruar në nder të të ndjerit Thomas McGetchin, ish-drejtor i Institutit Hënor dhe Planetar të Houstonit është tre herë më i madh se rekordi i mëparshëm i gjetur nga LRO një dekadë më parë. E mbushur me kraterë që nga kohët e lashta, Hëna mban disa nga krateret më të mëdha të sistemit diellor, përfshirë një që shtrihet mbi 2.400 kilometra.

Kjo goditje e fundit tronditi sipërfaqen hënore për më shumë se 106 kilometra. Pluhuri dhe toka shkëmbore u hodhën në një kënd më të lartë se sa pritej, sipas Mark Robinson, shkencëtarit kryesor të kamerave të LRO-s që punon në Intuitive Machines. Robinson ishte autori kryesor i njërit prej studimeve.

Një studim i veçantë identifikoi një zonë të ftohtë rreth 6,4 kilometra të gjerë rreth kraterit të ri, e cila përkon me lirimin e shtresës së sipërme të tokës hënore. Bashkautori David Paige i UCLA-s e krahason këtë me kopshtarinë.

Zbulimet e shumta të kraterëve nga LRO që nga nisja e tij në 2009 tregojnë se inçi i sipërm i tokës hënore përmbyset nga materiali i hedhur çdo 80.000 vjet, më shpejt se sa mendohej më parë, sipas Robinson.

Ndryshe nga besimi i popullarizuar se gjurmët e pluhurta të astronautëve të Apollo-s do të mbeten përgjithmonë, ato “sigurisht do të jenë zhdukur prej kohësh brenda këtij afati kohor,” tha Robinson në një email.

Hapi i ardhshëm është llogaritja e rrezikut që materiali i hedhur nga krateri të godasë bazën e planifikuar të NASA-s në Hënë, shtoi ai.

Ai informacion do t’i ndihmojë inxhinierët të forcojnë strukturat në mënyrë që të mos shqetësohen për dëmtimet, ose të shqetësohen më pak”, shtoi ai.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Të ngjashme