NBA, ekipet bojkotojnë ndeshjet play off në betejën kundër racizmit

Sporte të tjera | 6 vite më parë

3 muaj pas vrasjes së George Floyd një tjetër rast racizmi ka shpërthyer në Amerikë, këtë herë pas incidentit që ka ndodhur me Jacob Blake, duke rikthyer protestat anti-racizëm. Të përfshirë në këto protesta janë edhe lojtarët e NBA-së.

Pak minuta para fillimit të ndeshjes së pestë play off mes Milwaukee dhe Orlando, lojtarët e Bucks vendosën ta bojkotojnë takimin. Ata refuzuan të zbresin në fushë për ngjarjes së fundit raciste ndaj Blake dhe ky veprim i tyre pati një efekt domino. Të gjitha ndeshjet play off që ishin në program për t’u luajtur sot në NBA janë anulluar (Houston-Oklahoma dhe Lakers-Portland).

Një vendim i papritur që erdhi pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Kenosha, ku 29-vjeçari Blake është plagosur rëndë, pasi është goditur në shpinë me 7 pluma pistolete nga një polic. NBA ka marrë vendimin që ndeshjet të shtyhen, por jo të anullohen, pa dhënë një datë të saktë se kur do të luhen ato.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme