NBA, ja kur do të nisë sezoni 2020-2021

Sezoni 2019-2020 i NBA-së është drejt fundit. Miami dhe Lakers kanë nisur ndeshjet finalet të play off, me kalifornianët që udhëheqin 1-0 me ndeshje.
Me sezonin që është drejt fundit të gjithë janë interesuar se kur do të nisë kampionati i ardhshëm. Adam Silver, komisioneri i NBA-së, u ka dhënë fund hamendjeve, duke bërë me dije vendimin.
“Nuk kemi për ta nisur sezonin e ri para Krishtlindjeve (25 dhjetor). Unë mendoj se sezoni i ri 2020-2021 do të nisë në janar. Lojtarët kanë nevojë për pak pushim, si nga ana fizike ashtu dhe ajo mendore pas kësaj situate delikate që kaluan muajt e fundit”, tha Silver.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




