NBA Jr. nis zyrtarisht edhe në Shqipëri

NBA Jr. zbret në Tiranë. Projekti për kampionatin e moshave nën 14 vjeç që ka përfshirë gjithë Europën nën logon e NBA vjen edhe në Shqipëri. Sot në sallën “Feti Borova” në Tiranë u zyrtarizua nisja e këtij projekti ku përveç përfaqësuesve të ligës më të fortë në botë në sportin e basketbollit, të pranishëm ishin edhe Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim, Ministrja e Arsimit dhe e Sportit, Evis Kushi, Presidenti I FSHB, Avni Ponari si dhe ylli i basketbollit amerikan të viteve 90, Sam Perkins.
Në sallë u zhvillua edhe shorti për ekipet pjesëmarrëse ku u dhurua edhe baza materiale. NBA Jr. do të nisë në javën e fundit të tetorit, ku do të aktivizohen 450 sportiste në 30 skuadra të ndryshme në gjithë Shqipërinë, gjatë turneut do të këtë dy përfaqësues të NBA që do të vëzhgojnë ndeshjet dhe talentet shqiptare. Ky kampionat do të zhvillohet çdo vit për djem e vajza ku skuadrat do të mbajnë emrat dhe logot e skuadrave të NBA.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




