NBA merr vendimin: Çdo lojtar është i lirë të bëjë këtë veprim

Sporte të tjera | 6 vite më parë

Kur të rinisin ndeshjet e NBA-së në fanellën e lojtarëve mund të mos shohim të shkruar emrat e tyre. NBA ka dhënë “OK”-in e saj që lojtarët mund të vendosin shkrimin “Black Lives Matter”, si shenjë e luftës kundër racizmit.

Madje jo lojtarët mund të vendosin edhe mbishkrime të tjera të luftës ndaj racizmit në fanellën e tyre, si një mesazh për drejtësi sociale. NBA është gati të mbështesë lojtarët në lidhje me këtë çështje kur të rinisë kampionati.

Natyrisht që numrat e lojtarëve do të jenë në fanellë, për t’i identifikuar ata.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme